Kinë, shkurtimet e taksave dhe shtyrjet e pagesave do të arrijnë 4 trilionë juanë në 2022
2022-12-19 14:44:49

Foto: VCG

Rimbursimet e taksave të Kinës, së bashku me shkurtimet dhe shtyrjet e pagesave të taksave dhe tarifave, do të kalojnë 4 trilionë juanë (573.6 miliardë dollarë) këtë vit, pasi politikat e mbështetjes së taksave dhe tarifave të vendit ndihmojnë në stabilizimin e ekonomisë dhe lehtësimin e barrës mbi subjektet e tregut, një zyrtar tha të shtunën, citon “CGTN”.

Këtë vit, rreth 2.4 trilionë juanë kredi të tatimit mbi vlerën e shtuar do të rimbursohen në llogaritë e taksapaguesve, rimbursimi më i madh në histori, tha Xu Hongcai, zëvendësministri i Ffinancave, në një forum në Pekin.

Kina ka ulur taksat për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme këtë vit, tha Xu, duke shtuar se kontributet e sigurimeve shoqërore të bizneseve gjithashtu janë ulur ose shtyrë gradualisht. (Fatosi)