Evente në Chongqing të Kinës për të promovuar bashkëpunimin me Singaporin
2022-12-18 16:42:08

VCG

VCG

Komuna Chongqing e Kinës jugperëndimore ka nisur një sërë eventesh për të promovuar bashkëpunimin me Singaporin.

Ky vit shënon 7-vjetorin e Iniciativës Demonstruese Kinë-Singapor për Lidhjet Strategjike. Shkëmbimet midis komunës kineze dhe Singaporit në sektorët e biznesit, turizmit dhe kulturës janë thelluar vitet e fundit, tha Chia Ghim Chuan, drejtor i Grupit Ndërkombëtar të Bordit të Turizmit të Singaporit për Kinën Perëndimore, raporton “Xinhua”.

Eventet integrojnë përvoja të ndryshme që ofrohen në Singapor dhe do t'i lejojnë vizitorët kinezë të ndjejnë sharmin e vendit nga këndvështrime të ndryshme, duke përfshirë turizmin, ushqimin, artin dhe blerjet. Më shumë mundësi për bashkëpunim midis Chongqing dhe Singaporit në sektorët e kulturës dhe turizmit do të promovohen përmes këtyre eventeve.

VCG

VCG

Tashmë është krijuar një aleancë e industrive kulturore dhe turistike, duke përfshirë 100 kompani nga Chongqing dhe 80 kompani nga Singapori, për të promovuar shkëmbimet mes palëve dhe rimëkëmbjen e bizneseve të udhëtimit.

I nisur në vitin 2015, projekti demonstrues në Chongqing është projekti i tretë i bashkëpunimit ndërqeveritar midis Kinës dhe Singaporit, pas Parkut Industrial Suzhou në provincën Jiangsu të Kinës lindore dhe Eko-qytetit Tianjin në komunën Tianjin të Kinës veriore. (Irma)