Kina dhe BE-ja duhet të bashkëpunojnë për stabilizimin e furnizimit
2022-12-17 18:24:53

VCG

VCG

Drejtori i misionit kinez në BE, Fu Cong u shpreh të enjten se Kina dhe BE-ja duhet  të punojnë së bashku për të ruajtur stabilitetin në zinxhirët industrialë dhe ato të furnizimit, duke hedhur poshtë çdo lloj proteksionizmi.

Fu tha se Kina u shpreh qartë gjatë Kongresit të 20-të të PKK-së se do garantonte vazhdimësinë dhe stabilitetin e politikave të saj të brendshme dhe të jashtme në një afat të gjatë, duke iu përmbajtur reformave socialiste të ekonomisë së tregut dhe hapjes me standarde të larta.

VCG

VCG

Fu tha se Kina mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit strategjik të gjithanshëm Kinë-BE dhe shpreson që unioni të jetë një partner i rëndësishëm në rrugën e modernizimit të Kinës, duke ndarë shanset e ofruara nga tregu gjigant kinez dhe politika e saj e hapjes si dhe duke thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar. Sipas tij, Kina ka qenë prej kohësh partneri më i rëndësishëm tregtar i BE-së si dhe tregu kryesor i rritjes për shumë ndërmarrje evropiane.

Fu shtoi gjithashtu Kina e kupton shqetësimin e BE-së për qëndrueshmërinë e saj ekonomike, por kundërshton ndërhyrjet në shkëmbimet normale tregtare për shkak të arsyeve politike, veçanërisht faktorëve ideologjikë. (Jiang Lei)