Fusha kryesore e gazit argjilor në Kinë me një prodhim të akumuluar prej mbi 53 miliardë metra kub
2022-12-17 16:58:53

VCG

VCG

Nga fundi i nëntorit, Fuling, fusha më e madhe e gazit argjilor në Kinë, ka prodhuar mbi 53 miliardë metra kub gaz argjilor gjatë dekadës së fundit qëkur u zbulua në vitin 2012.

Gazi argjilor është kryesisht metan. Ai konsiderohet si një burim i ri energjie i pastër. Gjatë 10 viteve të fundit, fusha e gazit ka pasur rezerva të provuara prej 897.5 miliardë metra kub në total, që përbën 34% të rezervave të provuara të gazit argjilor të Kinës, shkruan “China Daily”.

Në Fuling ka pasur rritje të prodhimit vjetor nga 142 milionë metra kub në vitin 2013 në më shumë se 8.5 miliardë metra kub në 2021-shin.

Si fusha e parë e gazit argjilor në shkallë të gjerë në Kinë që hyri në zhvillim tregtar në vitin 2014, Fuling, në komunën Chongqing të Kinës jugperëndimore, ka sjellë gjatë viteve energji të gjelbër dhe të pastër në më shumë se 70 qytete përgjatë Brezit Ekonomik të lumit Yangtze.

VCG

VCG

“Eksplorimi i fushës së gazit argjilor Fuling ka një rëndësi të madhe për promovimin e përmirësimit të strukturës energjetike të Kinës, garantimin e sigurisë energjetike dhe lehtësimin e presionit të furnizimit me gaz natyror në rajonet qendrore dhe lindore”,- tha Song Junbei, sekretar i Partisë i kompanisë së gazit argjilor në këtë fushë, “Sinopec Jianghan”.

Për të shënuar kulmin dhjetëvjeçar, fusha e gazit argjilor Fuling i ka vendosur vetes një objektiv të ri, që rezervat e provuara dhe prodhimi vjetor të arrijnë respektivisht 1 trilion dhe 10 miliardë metra kub në të ardhmen, shtoi Song. (Irma)