Sllovaki - Bie qeveria pas votimit të mosbesimit
2022-12-17 17:36:08

Sllovaki (Foto Atsh)

Sllovaki (Foto Atsh)

Qeveria konservatore-populiste e kryeministrit Eduard Heger në Sllovaki është rrëzuar pas një votimi mosbesimi.

Në parlamentin e Bratislavës, 78 nga 150 deputetë votuan në favor të një mocioni mosbesimi nga partia liberale “Liria dhe Solidariteti” (SaS). Deri në fillim të shtatorit, SaS i përkiste vetë koalicionit qeverisës, shkruan “DPA”, citon “ATSH”.

VCG

VCG

Se kush do ta qeverisë Sllovakinë në të ardhmen tani varet mbi të gjitha nga presidentja Zuzana Caputova. Ajo mund të udhëzojë përkohësisht qeverinë e rrëzuar që të vazhdojë punën e saj, derisa të formohet një koalicion i ri, por mund të emërojë gjithashtu një qeveri ekspertësh. (Irma)