Shëtitja hapësinore e kozmonautëve rusë u anulua për arsye teknike
2022-12-16 20:36:19

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një shëtitje hapësinore e planifikuar më parë nga kozmonautë rusë jashtë Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) u anulua për arsye teknike, njoftoi korporata shtetërore ruse e hapësirës “Roscosmos”, citon “Xinhua”.

“Largimi i kozmonautëve Sergey Prokopyev dhe Dmitry Petelin nga ISS është anuluar për arsye teknike”,- citoi agjencia ruse e lajmeve “TASS” deklaratën e “Roscosmos”.

Plani u pezullua për shkak të rënies së presionit në sistemin e furnizimit me ngrohje të anijes kozmike “Soyuz” të ankoruar në ISS.

“Po mundohemi të kuptojmë situatën, duke u përpjekur të bëjmë matje shtesë në distancë dhe të shohim se sa kritike është ajo”,- tha një specialist i Qendrës së Kontrollit të Misionit Rus.

Ecja hapësinore fillimisht ishte planifikuar të fillonte në 05:20 me kohën e Moskës (0220 GMT). Si pjesë e ecjes hapësinore, një shkëmbyes radiator-nxehtësie do të transferohej nga moduli i vogël i kërkimit Rassvet në modulin laboratorik me shumë qëllime Nauka në segmentin rus të ISS-së. (Irma)