Kina arreston mbi 240 persona për mashtrim në internet dhe rrjetin telefonik
2022-12-16 20:17:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka arrestuar më shumë se gjysmën e të dyshuarve në listën e saj të të kërkuarve mes liderëve dhe anëtarëve kryesorë të bandave të mashtrimit, gjashtë muaj pasi nisi një fushatë kundër aktiviteteve kriminale në rrjetin e telefonisë dhe hapësirën kibernetike, raporton “Xinhua”.

Ministria e Sigurisë Publike bëri të ditur se deri tani janë kapur më shumë se 240 liderë dhe anëtarë kryesorë të bandave të rrjetit të telefonisë dhe mashtrimit në internet, me 10 nga 12 të dyshuarit e tillë në urdhërarrestin e klasës A të kapur tashmë. Sipas ministrisë, të dyshuarit e mbetur janë ende në kërkim.

Nga 240 të arrestuarit, prokurorët kanë miratuar arrestimin e më shumë se 150 dhe kanë ndjekur penalisht më shumë se 80 të tjerë, sipas ministrisë.

Kina nisi goditjen në qershor, me një konferencë të përbashkët ndërministrore që vendosi më shumë se 470 drejtues bandash dhe anëtarë kyç në listën e të kërkuarve.

Prokurorët dhe policia kineze kanë forcuar bashkëpunimin vitet e fundit për të ndaluar mashtrimin përmes linjave të telefonisë dhe në internet dhe aktivitetet kriminale të lidhura me to, për të mbrojtur rendin shoqëror dhe për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e publikut. (Irma)