Pekini rifillon turnetë në grup, fluturimet dhe shërbimet hoteliere
2022-12-15 18:49:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zyra Komunale e Kulturës dhe Turizmit në Pekin njoftoi të martën se kanë rifilluar turnetë në grupe brenda dhe jashtë Pekinit, si dhe bizneset e fluturimeve dhe hoteleve të agjencive të udhëtimit.

Zyra urdhëroi gjithsesi një sërë masash në lidhje me Covid-19. Temperatura e trupit të turistëve, guidave turistike dhe shoferëve duhet të kontrollohen përpara udhëtimit. Udhërrëfyesit duhet të vaksinohen dhe t'u kontrollohet kodi shëndetësor përpara punës.

Personat me temperaturë jonormale nuk lejohen t’i bashkohen  udhëtimit dhe turistët duhet të mbajnë maska gjatë gjithë kohës  në  autobus ose mjete të tjera transporti, përcjell “Xinhua”.

Departamentet e zbatimit të ligjit të tregjeve kulturore dhe departamentet e kulturës dhe turizmit në nivel bashkie dhe qarku duhet të rrisin mbikëqyrjen dhe ndëshkimin e veprimtarive të paligjshme të biznesit, njoftoi zyra. (Elona)