Hong Kong, zgjidhen 36 deputetë të legjislativit kombëtar
2022-12-15 21:09:32
Foto: VCG
U zgjodhën të enjten 36 kandidatët si deputetë të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut për Kongresin e 14-të Kombëtar Popullor të Kinës (NPC), legjislatura më e lartë e Kinës.
Shefi ekzekutiv i HKSAR dhe kryetari i përhershëm i presidiumit, John Lee, drejtoi seancën e dytë plenare të konferencës zgjedhore, ku morën pjesë 1273 anëtarë.
Në seancë mori pjesë edhe Yang Zhenwu, sekretari i përgjithshëm i Komitetit të Përhershëm të Kongresit të 13-të Kombëtar Popullor të Kinës, i cili mbajti një fjalim. (Li Huailiang/Eda)
Lajmet Kryesore