Sektori i dërgesave në Kinës regjistron rimëkëmbje të përshpejtuar
2022-12-14 19:42:12

Pakotë në një pikë të dërgesës postare gjatë festivalit të blerjeve "Double 12"/ foto nga VCG

Bizneset e dërgesave postare të Kinës morën 453 milionë pako gjatë festivalit të blerjeve "Double 12", i cili u zhvillua të hënën. Shifra ishte e ngjashme me atë të vitit të kaluar, duke treguar rimëkëmbjen e përshpejtuar të sektorit, bën të ditur “Xinhua”.

Industria ka përshpejtuar rimëkëmbjen e saj që nga fillimi i dhjetorit dhe po përjeton një kulm të ri biznesi, sipas Zyrës Shtetërore të Postës.

Sipas të dhënave nga zyra, rreth 4.3 miliardë pako u mblodhën në këtë sektor në Kinë nga 1 deri më 12 dhjetor, 5.6 për qind më shumë se një vit më parë. Zyra pranoi se dërgesat e ngadalta në disa rajone vazhdojnë pasi ngarkesat e mbetura ende nuk janë adresuar plotësisht dhe kompanitë e korrierëve janë në një farë mase me staf të pamjaftueshëm për shkak të pandemisë Covid 19. (Elona) 

Një qendër e shpërndarjes e dërgesave postare foto nga VCG

foto nga VCG

Karroca për dërgesën postare/ foto nga VCG