Kina dhe Hungaria i japin impuls të ri bashkëpunimit në kuadër të “Një brez, një rrugë”
2022-12-14 17:26:44

foto nga MPJ

Anëtari i Këshillit të Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto nënshkruan marrëveshjen ndërmjet videoje më 13 dhjetor/ foto nga MPJ

Kina dhe Hungaria nënshkruan të martën një marrëveshje mbi krijimin e një komiteti ndërqeveritar për bashkëpunimin në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë” ndërmjet të dy vendeve, duke i dhënë një impuls të ri këtij bashkëpunimi.

Marrëveshja u nënshkrua nga anëtari i Këshillit të Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto, gjatë një videotakimi ndërmjet tyre të martën.

Duke theksuar se situata e tanishme ndërkombëtare ka hyrë në një periudhë turbullirash dhe ndryshimesh, Wang Yi tha se zhvillimi i vazhdueshëm, i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve kino-hungareze përputhet me interesat e përbashkët të të dy popujve dhe është në favor të stabilizimit të marrëdhënieve kino-evropiane.

foto nga MPJ

Videotakimi midis ministrit të Jashtëm të Kinës Wang Yi dhe ministrit të Jashtëm të Hungarisë Peter Szijjarto më 13 dhjetor 2022/ foto nga MPJ

Ai përmendi se Hungaria është i pari vend evropian që ka nënshkruar dokumentin e bashkëpunimit për “Një brez, një rrugë” me Kinën, duke shtuar se marrëveshja e re do të ndërtojë një platformë të re dhe do t’i japë një impuls të ri ndërtimit të përbashkët me cilësi të lartë të nismës “Një brez, një rrugë” nga të dy palët.

Kina e ka përkrahur integrimin evropian, si edhe forcimin e autonomisë strategjike nga një BE e bashkuar dhe e bashkërenduar, theksoi kreu i diplomacisë kineze.

Ai shprehu gjithashtu shpresën që BE-ja dhe vendet e saj anëtare t’i shikojnë zhvillimin e rilindjen e Kinës në mënyrë objektive e miqësore, ashtu siç ka bërë Hungaria. (Wang Lei/ Artan)