Industria globale e porteve dhe e transportit ujor është ndikuar shumë nga pandemia e COVID-19. Megjithatë, falë parandalimit dhe kontrollit të mirë të epidemisë, si dhe epërsive prodhuese të vendit, në portet kryesore të Kinës ka pasur rritje të vëllimit të mallrave dhe është bërë përparim i madh në ndërtimin digjital dhe inteligjent, duke luajtur një rol udhëheqës në zhvillimin inteligjent të porteve në shkallë globale.
Foto nga VCG
Kina tani udhëheq në botë për numrin e terminaleve të automatizuara të ndërtuara ose në ndërtim, sipas Ministrisë së Transportit. Në përputhje me rritjen në shkallë, Kina po ndjek një rrugë zhvillimi në të cilën rindërtimi i skelave të reja dhe atyre tradicionale shkojnë paralelisht, duke zbatuar njëkohësisht mënyra të ndryshme teknologjike.
Që nga fillimi i punimeve në dhjetor 2019, Kinës iu deshën vetëm 33 muaj për të ndërtuar terminalin inteligjent me lëshim zero karboni të Portit të Tianjin-it nga një plazh i shkretë, me efikasitetin operativ të një ure të vetme që u rrit me më shumë se 40 për qind, ndërsa numri i personelit u ul me 60 për qind krahasuar me atë të terminalit tradicional.
Në fazën e katërt të Portit të Ujit të Thellë Yangshan në Shanghai, largësia e telekomandimit të pajisjeve i kalon 100 km. Në terminalin e automatizuar të portit në Qingdao të provincës Shandong, 16 vinça urë të automatizuar dhe 76 vinça kamionë të automatizuar funksionojnë pa probleme dhe 83 automjete me drejtim automatik bëjnë vajtje-ardhje. Këto janë arritjet më të fundit në ndërtimin e terminaleve inteligjente në Kinë.
Foto nga VCG
Mi Weijian, profesor në Universitetin Detar të Shangait, tha se megjithëse Kina e filloi ndërtimin e porteve inteligjente relativisht vonë, në vitet e fundit janë publikuar radhas politika të favorshme.
Së bashku me investimet e vazhdueshme të porteve vendase dhe një numër të madh ndërmarrjesh të teknologjisë së lartë, koncepti dhe praktika e ndërtimit të porteve inteligjente kanë qenë inovative, u shpreh Mi, duke shtuar se niveli i inteligjentizimit së porteve kineze është tashmë në krye të botës, duke luajtur një rol udhëheqës dhe shembullor në zhvillimin inteligjent të porteve globale.
Wang Yusheng, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i Grupit të Shkencës dhe Teknologjisë së Portit të Shandong-ut, tha se përpara integrimit të porteve të Shandong-ut, të gjitha portet ishin ndërmarrje shtetërore që vepronin në mënyrë të pavarur, me një nivel të pabalancuar të zhvillimit të informacionit dhe rrugë të ndryshme teknike, dhe dukuria e të dhënave të veçuara ishte një problem serioz.
Foto nga VCG
Që nga viti 2020, ky grup ka bashkëpunuar me ndërmarrje të tjera për të përmirësuar objektet ekzistuese në Shandong në një terminal plotësisht të automatizuar të kontejnerëve ujorë, duke ulur kostot e përgjithshme me 70 për qind krahasuar me terminalet e sapondërtuara.
"Tani ne kemi terminale tradicionale, terminale gjysmautomatike dhe terminale plotësisht automatike," bëri të ditur Wang. "Ngarkimi dhe shkarkimi i një anijeje mund të bëhen në tre lloje të ndryshme terminalesh, gjë që maksimizon integrimin e burimeve të terminaleve."