Britania përgatitet për një dimër grevash
2022-12-13 14:57:46

 

Foto:VCG

Foto:VCG

Infermierët britanikë pritet të hyjnë në grevë këtë javë, duke goditur spitalet dhe duke rritur presionin ndaj kryeministrit Rishi Sunak për të shuar valën më të madhe të veprimit industrial që ka goditur vendin në dekada, shkruan “Xinhua”.

Kjo vjen pasi grevat po gjymtojnë rrjetin hekurudhor dhe shërbimin postar, aeroportet po përgatiten për ndërprerje dhe mjekët e rinj, mamitë dhe mësuesit po kërcënojnë të bllokojë më tej një ekonomi që ka të ngjarë tashmë në recesion.

Sindikatat po kërkojnë rritje dyshifrore pagash për të mbajtur ritmin me inflacionin që arriti në 11.1 për qind në tetor, më i larti në 41 vjet.

Foto:VCG

Foto:VCG

Por qeveria deri më tani ka refuzuar të heqë dorë nga paga dhe në vend të kësaj po kërkon të forcojë ligjet për të ndaluar disa greva, që do të thotë se nuk ka fund në horizont për atë që është quajtur një “dimër i ri i pakënaqësisë” në lidhje me betejat industriale që mbërthyen Britaninë në 1978-‘79.

Grevat duket se do të bëhen çdo ditë të këtij muaji. Përllogaritjet e Unionit parashikojnë se më shumë se një milion ditë pune do të humbasin në dhjetor, duke e bërë atë muajin më të keq për ndërprerje që nga korriku 1989.

Qeveria po shpreson që parashikimi se inflacioni do të fillojë të bjerë nga mesi i vitit 2023, do të ndihmojë.

Sunak, vetëm gjashtë javë në punë, ka thënë se qeveria nuk mund të përballojë rritjen e pagave për punonjësit e sektorit publik që mbulojnë inflacionin dhe i ka quajtur të paarsyeshëm drejtuesit e sindikatave.

Foto:VCG

Foto:VCG

Por ndërsa grevat çojnë në anulimin e operacioneve jo urgjente dhe në pritje më të gjata të ambulancave, zemërimi i publikut ndaj gjendjes së vendit mund ta detyrojë qeverinë të lëshojë terren.

Sunak dëshiron të zgjerojë ligjet për të ruajtur disa shërbime në transport dhe mund të ndalojë grevat në disa sektorë të tjerë.

Ushtria do të thirret për të drejtuar ambulancat dhe kontrollet e pasaportave të aeroportit gjatë grevave. (Fatosi)