Nëntor, prodhimi e shitja e automjeteve me energji të reja arrijnë një nivel të ri
2022-12-13 19:51:48

Foto: VCG

Sipas të dhënave të publikuara të martën nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automjeteve, në nëntor 2022 automjetet me energji të reja vazhduan të ruajnë rritjen e shpejtë, dhe vëllimi mujor i prodhimit dhe shitjes të automjeteve me energji të reja shënoi rekord të ri.

Muajin e kaluar, numri i automjeteve me energji të re të prodhuara dhe të shitura ishte përkatësisht 768 000 dhe 786 000, me një rritje përkatësisht 65.6 % dhe 72.3 % krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke zënë 33.8 % të tregut.

Nga janari deri në nëntor të këtij viti, prodhimi dhe shitja e automjeteve me energji të reja ishin përkatësisht 6 253 milionë dhe 6 067 milionë njësi, me një rritje dy herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme, ndërsa pjesa e tregut arriti në 25 %.(Çang Çuo)