Fluturimi i ri Beograd-Tianjin për të rritur lidhjet ekonomike Serbi-Kinë
2022-12-12 15:29:15

Foto: VCG

Fluturimi i parë i drejtpërdrejtë midis Beogradit të Serbisë dhe qytetit Tianjin të Kinës veriore u nis të premten, i operuar nga transportuesi kombëtar i Serbisë “Air Serbia”, njofton “Xinhua”.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ishte e pranishme në nisje.

Brnabiq tha në një konferencë për shtyp në aeroportin e Beogradit se fluturimi do të forcojë më tej lidhjet ekonomike midis Serbisë dhe Kinës, do të sjellë investitorë të rinj, do të tërheqë një numër të madh turistësh në Serbi dhe do të përmirësojë marrëdhëniet dhe shkëmbimin kulturor midis dy kombeve.

Brnabiq kujtoi se në vitin 2019, numri më i madh i ardhjeve të turistëve në Serbi ishte nga Kina: 145.000 nga 268.500 prenotime.

Në vitin 2021, tregtia e mallrave të dy vendeve i kaloi pesë miliardë dollarët dhe në 10 vitet e fundit eksportet e Serbisë drejt Kinës janë rritur deri në 152 herë.

Fluturimet nga Beogradi në Tianjin do të kryhen një herë në javë të premteve, ndërsa fluturimet e kthimit për në kryeqytetin serb do të kryhen të dielave. (Fatosi)