Agjencia ndërkombëtare e ruajtjes së natyrës shpall vendet e reja të Listës së Gjelbër
2022-12-12 14:20:19

Foto: VCG

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) njoftoi se ka shtuar 16 zona të tjera të mbrojtura në listën e tij të gjelbër, bën të ditur “Xinhua”.

Grupi i ri përmban 11 zona të mbrojtura në Kinë, duke përfshirë Parkun Kombëtar Qianjiangyuan në provincën lindore të Zhejiang dhe zonën e famshme skenike Huangguoshu në provincën jugperëndimore të Guizhou.

Komuniteti ndërkombëtar mund të mësojë nga praktika e eko-civilizimit të Kinës, deklaroi për “Xinhua” James Hardcastle, kreu i ekipit të zonave të mbrojtura dhe të konservuara të IUCN.

“Ne nuk mund të bëjmë asgjë përveçse të mbështesim, të punojmë, të ndihmojmë dhe të mësojmë nga Kina se si po menaxhon natyrën, zonat e ruajtjes, parqet kombëtare, rezervatet natyrore, e kështu me radhë”, tha ai.

Lista e Gjelbër e IUCN nderon ruajtjen e suksesshme të natyrës në mbarë botën. Një zonë e mbrojtur ose e konservuar që arrin standardin e saj është e certifikuar dhe e njohur se arrin rezultate të vazhdueshme për njerëzit dhe natyrën në mënyrë të drejtë dhe efektive. (Fatosi)