AZHBR: Janë disbursuar rreth 42 mijë fermerë me mbi 4 miliardë lekë
2022-12-12 15:10:39

Foto: ATSH

Numri i fermerëve përfituesve nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për Bujqësinë 2022, ka arritur në 41.941, ndërsa vlera e dhënë në 4.02 miliardë lekë, njofton “ATSH”, duke iu referuar Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), e cila njofton se po vijon punën intensivisht për disbursimin e fondeve subvencion për fermerët e kualifikuar përfitues.

AZHBR-ja ka mbështetur sektorët e mbarështrimit të bletarisë, tufave të bagëtive, farave, fidanëve, ndërtimit të serrave, fermat organike, kultivimi i bimëve mjekësore, automatizimi dhe digjitalizimit të fermave.

Ajo ka mbështetur me naftë pa akcizë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi, rinovimi i infrastrukturës së anijeve të peshkimit dhe ngritja e tregjeve të produkteve bujqësore. (Fatosi)