Ura në Hong Kong hapet për trafik
2022-12-12 15:38:44

Foto: Xinhua

Ura Tseung Kwan O Cross Bay e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut u hap për trafik të dielën, duke u bërë ura e parë e madhe e ndërtuar ekskluzivisht nga një kompani kontinentale në Hong Kong, njofton “Xinhua”.

Si një korridor i rëndësishëm përtej detit në Gjirin Junk në Territoret e Reja juglindore të Hong Kongut, Ura Tseung Kwan O Cross Bay, projekti kryesor i Cross Bay Link, u ndërtua nga “China Road and Bridge Corp”.

John Lee, shefi ekzekutiv i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut të Kinës (HKSAR), deklaroi në ceremoninë e vënies në punë të tunelit Tseung Kwan O-Lam Tin dhe Cross Bay Link se qeveria e HKSAR do t'i përmbahet një qasjeje të udhëhequr nga infrastruktura duke hapur më shumë projekte transporti dhe përmirësimin e rrjeteve ekzistuese, si dhe do të publikojë një plan deri në fund të vitit të ardhshëm.

Sipas “China Road and Bridge Corp”, ajo është ura më e gjatë dhe më e rëndë me hark çeliku në Hong Kong.

Komponentët e urës prej çeliku ishin të parafabrikuara në kontinent dhe ura rreth 200 metra e gjatë u dorëzua në Hong Kong nga Nantong, provinca lindore Jiangsu.

Kjo është hera e parë që metoda e mbivendosjes është aplikuar për ngritjen e urës në Kinë dhe ekipi i projektit ka marrë parasysh edhe kushtet e baticës për ngritjen.

Projekti i urës miratoi fabrikimin dhe montimin jashtë vendit, shpërndarjen e urës dhe instalimin në vend, dhe është një zbulim i madh që çeliku S690 me forcë të lartë përdoret për harqet e urës.

Ura është viadukti i parë detar në Hong Kong me një karrexhatë, një shteg, një pistë biçikletash dhe platforma shikimi në të njëjtën kohë. (Fatosi)