Raporti : Tregu me lëvizje të shpejtë i mallrave të konsumit në Kinë është elastik pavarësisht Covid-19
2022-12-12 14:33:26

Foto: VCG

Sektori i mallrave të konsumit me lëvizje të shpejtë në Kinë (FMCG) tregoi një performancë elastike pavarësisht ndikimit të Covid-19, thuhet në një raport industrial, njofton “Xinhua”.

Sektori regjistroi një rritje prej 3.6 për qind nga viti në vit në tre tremujorët e parë të 2022, sipas raportit të publikuar bashkërisht nga “Bain & Company” dhe “Kantar Worldpanel Greater China”.

Raporti analizoi 26 kategori kryesore që përfshijnë katër sektorët më të mëdhenj të mallrave të konsumit, përkatësisht ushqimin e paketuar, pijet, kujdesin personal dhe kujdesin në shtëpi.

Në të katër sektorët, ushqimi i paketuar dhe kujdesi në shtëpi udhëhoqën rritjen gjatë periudhës për shkak të grumbullimit të stoqeve të shkaktuara nga epidemitë dhe shqetësimeve të shtuara për shëndetin dhe higjienën. (Fatosi)