Kinë, rritet me 1.6 për qind indeksi i çmimeve të konsumit në nëntor
2022-12-11 17:08:16

nga VCG

nga VCG

Indeksi i çmimeve të konsumit të Kinës, një matës kryesor i inflacionit, u rrit 1.6 për qind nga viti në vit në nëntor, citoi “Xinhua” të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave.

Në baza mujore, indeksi i çmimeve të konsumit ra me 0.2 për qind, i prekur nga shpërthimet e brendshme të Covid-19 dhe sezonaliteti, vuri në dukje Dong Lijuan, statisticien i lartë.

Sipas të dhënave, çmimet e ushqimeve përmbysën rritjen prej 0.1 për qind në muajin tetor, duke rënë me 0.8 për qind nga muaji në muaj, duke ulur inflacionin mujor të konsumatorit me rreth 0.14 pikë përqindjeje.

Në mënyrë të veçantë, çmimi i mishit të derrit u ul me 0.7 për qind në nëntor nga muaji i kaluar. Megjithatë, çmimet e mishit të derrit u rritën me 34.4 për qind nga viti në vit. Çmimet e produkteve joushqimore u rritën 1.1 për qind nga një vit më parë, të pandryshuara nga tetori. Çmimet e benzinës, naftës dhe gazit të lëngshëm të naftës u rritën përkatësisht me 11.4 për qind, 12.3 për qind dhe 4.6 për qind nga viti në vit. (Irma)

nga VCG

nga VCG