Qyteti turistik i Kinës jugore pret festivalin e artit
2022-12-10 17:51:04

Një festival arti, që paraqet një mori ngjarjesh, nis sot në qytetin turistik të Guilin në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore.

Organizatorët njoftuan se në festival do të ketë 128 shfaqje të llojeve të ndryshme, duke përfshirë edhe Kunqu Opera, dramë dhe monolog, me mbi 70 shfaqje falas në shtatë ambiente në natyrë, në sfondin e bukurisë së mahnitshme skenike të Guilin, raporton “Xinhua”.

Eventi nëntëditor zhvillohet për herë të parë në Guilin dhe organizatorët planifikojnë ta bëjnë atë një ngjarje vjetore.

Gjatë festivalit do të organizohen edhe një sërë aktivitetesh si shfaqje muzikore dhe leksione artistike. (Irma)