Japonia harton udhëzime për rindërtimin e centraleve bërthamore
2022-12-09 18:11:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria japoneze e Industrisë hartoi të enjten udhëzime për të mundësuar përdorimin më të madh të termocentraleve bërthamore përmes rindërtimit dhe zgjatjes së jetëgjatësisë së funksionimit.

Udhëzimet, që synojnë mbështetjen e përpjekjeve për të siguruar përdorimin e qëndrueshëm të energjisë bërthamore dhe realizimin e neutralitetit të karbonit, vënë në dukje se qeveria japoneze do të promovojë zhvillimin dhe ndërtimin e reaktorëve novatorë të gjeneratës së ardhshme për të zëvendësuar ata të çaktivizuar, raporton “Xinhua”.

Udhëzimet specifikojnë një largim të qartë nga politika aktuale bërthamore e Japonisë, sipas së cilës është vendosur një ngrirje e ndërtimit dhe rindërtimit të centraleve bërthamore që nga fatkeqësia bërthamore e Fukushimës në vitin 2011.

Sipas ministrisë, duhet të studiohen skenarë specifikë për futjen e reaktorëve të gjeneratës së ardhshme, duke shtuar se kufiri i funksionimit do të rishikohet në bazë të kërkimit dhe zhvillimit në të ardhmen.

Ministria planifikon gjithashtu të zgjasë efektivisht funksionimin e reaktorëve përtej kufirit aktual 60-vjeçar duke përjashtuar periudhat jashtë linje.

Ministria planifikon të finalizojë udhëzimet në një takim të këshillit të zbatimit të transformimit të gjelbër që ka të ngjarë të mbahet më vonë këtë muaj. (Irma)