Bujqësia e Ukrainës pëson 6.6 miliardë dollarë humbje direkte nga konflikti
2022-12-08 18:44:28
Foto nga VCG
Sektori bujqësor i Ukrainës ka pësuar humbje të drejtpërdrejta prej 6.6 miliardë dollarë amerikanë për shkak të konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë.
Në një raport të Ministrisë së Politikës Agrare dhe Ushqimit të Ukrainës dhe Shkollës Ekonomike të Kievit thuhet se dëmi indirekt në industrinë e fermave të Ukrainës i shkaktuar nga konflikti u vlerësua në 34.25 miliardë dollarë, citon “Xinhua”.
Në njëmbëdhjetë muajt e vitit 2022, eksportet bujqësore të Ukrainës ranë 16.7 për qind nga viti në vit në 50.9 milionë tonë. Në periudhën janar-nëntor, Ukraina fitoi 21.1 miliardë dollarë nga shitja e mallrave bujqësore jashtë vendit, 13.7 për qind më pak nga e njëjta periudhë e një viti më parë. (Elona)
Lajmet Kryesore