Linja ajrore ndihmon studentët të kthehen në shtëpi
2022-12-07 17:03:32

nga VCG

nga VCG

“China Southern Airlines”, një nga tre linjat ajrore kryesore në Kinë, po kryen 16 fluturime të personalizuara që nga e marta, për të ndihmuar që studentët e universiteteve dhe kolegjeve të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi për pushimet dimërore, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga kompania.

Më shumë se 1100 studentë nga Universiteti Jilin në provincën Jilin, Instituti i Teknologjisë Harbin në provincën Heilongjiang dhe Universiteti Minzu i Veriut në Rajonin Autonom Ningxia Hui janë kthyer nëpërmjet fluturimeve të personalizuara të “China Southern Airlines” që nga fillimi i këtij muaji, përcjell “China Daily”.

“China Southern” gjithashtu ka filluar të përdorë “Airbus 330”, “Boeing 787” dhe avionë të tjerë të mëdhenj pasagjerësh në më shumë se 30 fluturime për të ndihmuar në rritjen e kapacitetit të transportit në qytetet kryesore të Changchun, Lanzhou, Chongqing, Harbin, Xi'an, Xining, Urumqi dhe Nanjing, thuhet në deklaratë. (Elona)

nga VCG