COP15 synon objektiva ambicioze dhe praktike të biodiversitetit
2022-12-06 15:06:49

Korniza Globale e Biodiversitetit pas vitit 2020 pritet të formulohet dhe miratohet gjatë takimit të ardhshëm të OKB-së mbi diversitetin biologjik, i njohur si COP15, në Montreal, Kanada, njofton “China Daily”.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Aktualisht, struktura dhe përmbajtja thelbësore e këtij programi pas vitit 2020 është rënë dakord në thelb”,- tha Huang Runqiu, president i COP15 dhe ministër i Ekologjisë dhe Mjedisit i Kinës.

Huang pranoi se kishte kërkesa të ndryshme, madje edhe dallime të mëdha, për disa çështje specifike. Për shembull, se si tre objektivat e Konventës për Diversitetin Biologjik duhet të përfaqësohen në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të balancuar.

Objektivat janë: ruajtja e diversitetit biologjik; përdorimi i qëndrueshëm i përbërësve të tij; ndarja e drejtë dhe e barabartë e përfitimeve që rrjedhin nga përdorimi i burimeve gjenetike.

Foto:VCG

Foto:VCG

Financimi është gjithashtu një pjesë e rëndësishme dhe e vështirë e negociatave kornizë, sipas Huang.

Për të vendosur objektiva ambicioze, praktike dhe të balancuara, Kina ka ushtruar në mënyrë aktive udhëheqjen dhe koordinimin si presidencë e COP15.

“Të gjitha palët njohën përpjekjet e mëdha të bëra nga Kina në presidencën e COP15 në koordinimin e pozicioneve të të gjitha palëve, shtoi Huang. (Fatosi)