Prodhuesit e mobiljeve kineze shohin rritje të fitimeve në periudhën janar-tetor
2022-12-05 14:11:43

Foto: VCG

Prodhuesit kryesorë të mobiljeve në Kinë raportuan rritje të fitimeve në 10 muajt e parë të vitit, pavarësisht ndërprerjeve të shkaktuara nga pandemia, treguan të dhënat zyrtare.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, gjatë periudhës janar-tetor, fitimet totale të ndërmarrjeve të mëdha kineze të prodhimit të mobiljeve arritën në 34.42 miliardë juanë (4.88 miliardë dollarë amerikanë), një rritje prej 3.8 për qind nga viti në vit.

Të ardhurat e kombinuara operative të këtyre firmave ranë 6.2 për qind nga një vit më parë në 610.75 miliardë juanë, tregojnë të dhënat.

Kina është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i mobiljeve në botë, me vlerën totale të eksportit të mobilieve që arriti në 75.14 miliardë dollarë vitin e kaluar, sipas Shoqatës Kombëtare të Mobilieve të Kinës. (Fatosi)