Dashamirët kinezë të futbollit konsumojnë më shumë teksa Kupa e Botës hyn në fazën e eliminimit të drejtpërdrejtë
2022-12-05 10:55:23

Foto: VCG

Entuziazmi po rritet në mesin e dashamirësve të futbollit në Kinë ndërsa Kupa e Botës ka hyrë në fazën e eliminimit të drejtpërdrejtë, duke nxitur nxitjen e konsumit.

Dimri zakonisht nuk është stina për shitjet e produkteve lidhur me futbollin. Megjithatë, shitjet e fanellave në platformën e tregtisë elektronike “JD Mall” gjatë javës së fundit u trefishuan krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa shitjet e prodhimeve të lidhura me futbollin u dyfishuan gjatë muajit të kaluar, sipas të dhënave nga “JD. com”.

Për shkak të ndryshimit të kohës, shumë ndeshje të Kupës së Botës të këtij viti kanë filluar në mesnatë sipas orës së Pekinit, ose edhe më vonë, duke i bërë shumë tifozë të rrinë zgjuar deri vonë për t'i parë ato. Të dhënat e “Meituan”-it tregojnë se, që nga fillimi i turneut, shitjet e kafes së çastit në këtë platformë janë rritur me 262 për qind. Ndërkohë, porositë për televizorë me ekran të madh 75 inçë dhe më shumë në “JD.com” janë rritur mbi dyfish krahasuar me të njëjtin periudhë vitin e kaluar.

Shumë prindër kinezë kanë blerë aksesorë dhe lodra lidhur me futbollin për fëmijët e tyre, sipas të dhënave të “JD.com”. Shitjet e aksesorëve të futbollit për fëmijë u trefishuan gjatë muajit të kaluar dhe shitjet e lodrave të futbollit u rritën me 169 për qind.