Kina nis një fushatë njëjavore për të rritur njohuritë e publikut për Kushtetutën
2022-12-05 14:13:56

Foto:VCG

Kina nisi të dielën një fushatë njëjavore për të përmirësuar njohuritë e publikut për Kushtetutën e vendit, në ditën e nëntë kombëtare të Kushtetutës, njofton “CGTN”.

Fushata do të fokusohet jo vetëm në promovimin e zbatimit të gjithanshëm të Kushtetutës, por edhe në studimin, publikimin dhe zbatimin e frymës së Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës të mbajtur në tetor.

Këshilltarët ligjorë në nivelin bazë pritet të kryejnë të paktën një aktivitet për të bërë publike Kushtetutën në fshatrat ose komunitetet ku u shërbejnë.

Një sërë aktivitetesh do të organizohen gjatë javës, duke përfshirë konkurset online të njohurive lidhur me Kushtetutën dhe transmetimin e videove publicitare të Kushtetutës në trenat me shpejtësi të lartë dhe në stacionet hekurudhore në të gjithë vendin.

Fushata e parë publicitare e Javës së Kushtetutës u mbajt në vitin 2018, duke e bërë fushatën e këtij viti të pestën e këtij lloji. Kushtetuta aktuale e Kinës u miratua në vitin 1982. (Fatosi)