Fillon shpimi në fushën e gazit në detin Bohai të Kinës
2022-12-04 16:04:52

VCG

VCG

Operacionet e shpimit kanë nisur zyrtarisht për grupin e parë të puseve të fazës së parë të Bozhong 19-6, një fushë masive gazi në detin Bohai të Kinës në bregun lindor.

I zbuluar për herë të parë në vitin 2019 në detin qendror Bohai, Bozhong 19-6 ka rezerva të provuara prej mbi 150 milionë metra kub naftë dhe afro 200 miliardë metra kub gaz natyror. Ndërtimi për fazën e parë të projektit të fushës së gazit filloi në mars të këtij viti, citon “Xinhua”.

VCG

VCG

VCG

VCG

Për të siguruar efikasitet, ekipi i projektit ka vendosur tre deri në pesë platforma shpimi për të operuar njëkohësisht, njoftoi dega në Tianjin e Korporatës Kombëtare kineze e Naftës në det të hapur, ndërtuesi i projektit.

Projekti i zhvillimit të zonës pilot të fushës së gazit hyri në punë në tetor 2020, me kulmin e prodhimit prej 1 milion metër kub gaz natyror dhe 950 metër kub naftë e kondesuar në ditë. (Irma)