Finlanda tërheq emigrantë nga Brazili, India, Vietnami dhe Turqia
2022-12-03 11:10:40

Finlanda (Foto Tripadvisor)

Finlanda (Foto Tripadvisor)

Finlanda ka përcaktuar Brazilin, Indinë, Vietnamin dhe Turqinë si katër vende të veçanta të synuara, nga të cilat mund të tërheqë emigrantë, sipas Ministrisë së Çështjeve Ekonomike dhe Punës.

Finlanda do të dërgojë “këshilltarë talentesh” në këto vende, ku do të krijohen partneritete për rekrutim në sektorë të ndryshëm, deklaroi gjatë një konference shtypi drejtoresha e Emigracionit në ministri, Sonja Hamalainen, përcjell “Xinhua”.

Koalicioni aktual finlandez synon të dyfishojë shifrat e emigracionit të bazuar në punë dhe trefishimin e emigracionit të bazuar në arsim deri në vitin 2030.

Specialistja e lartë në ministri, Katri Niskanen, tha se rreth 10 për qind e nevojave për punë të sektorit të kujdesit shëndetësor duhet të mbulohen nga rekrutimet ndërkombëtare gjatë 10 viteve të ardhshme.

VCG

VCG

VCG

VCG

Finlanda ka futur disa masa për të zhdukur abuzimin me fuqinë punëtore të huaj. Megjithatë, ekspertët thanë se ka mbetur disi jo tërheqëse në lejimin e personave në ngarkim të bashkohen me mbajtësin e lejes së punës.

Sipas rregullave aktuale, një punëtor i huaj duhet të fitojë 2600 euro (2704 dollarë amerikanë) bruto në muaj që të jetë në gjendje të marrë në Finlandë një bashkëshorte dhe dy të mitur.

Me nivelet e pagave të infermierëve në Finlandë, bashkimi familjar është vështirë të realizohet sipas ligjeve aktuale, tha Niskanen. (Irma)