Zëvendëskryeministrja kineze thekson optimizimin e përgjigjes ndaj Covid-19
2022-12-02 11:06:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zëvendëskryeministrja kineze, Sun Chunlan, nënvizoi rëndësinë e optimizimit të vazhdueshëm të reagimit të vendit ndaj Covid-19, në Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë, ku u shpalosën mendime dhe sugjerime të ekspertëve për përmirësimin e masave të kontrollit të epidemisë, shkruan “Xinhua”.

“Gjatë tre viteve të fundit, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës dhe Këshilli i Shtetit kanë vënë gjithmonë në plan të parë shëndetin dhe sigurinë e njerëzve dhe kanë trajtuar në mënyrë efektive pasiguritë e situatës së Covid-19 me një strategji të qëndrueshme dhe masa fleksibël për të luftuar virusin”, vuri në dukje Sun.

Ajo tha se vendi po përballet me një situatë të re dhe detyra të reja në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë ndërsa patogjeniteti i virusit Omicron dobësohet, më shumë njerëz janë vaksinuar dhe është arritur tashmë përvoja në kontrollin e virusit.

Sun nxiti përpjekjet për të optimizuar më tej përgjigjen ndaj Covid-19, për të përmirësuar diagnozën, testimin, trajtimin dhe masat e karantinës, për të forcuar imunizimin e të gjithë popullsisë, veçanërisht të të moshuarve, dhe për të rritur përgatitjen e medikamenteve dhe burimeve të tjera mjekësore. (Irma)