Nju Jorku, qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar në vitin 2022
2022-12-02 16:03:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas Indeksit të Kostos së Jetesës në mbarë botën të këtij viti të publikuar nga Njësia e Inteligjencës “Economist” (EIU), kostoja mesatare e jetesës është rritur me 8.1% në vitin 2022, për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe efekteve të vazhdueshme të pandemisë, përcjell “RTSH”.

“EIU”, me bazë në Londër, që gjurmon shpenzimet e përditshme në 172 qytete në mbarë botën, publikoi raportin për qytetet më të shtrenjta për të jetuar gjatë vitit 2022, duke renditur të parin Nju Jorkun, pasur nga Singapori dhe Tel Avivi.

Shkaku më i rëndësishëm i rritjes së çmimeve në Evropën Perëndimore ishte rritja e çmimeve të gazit duke u përpjekur për të gjetur burime alternative të tij. Kostoja e një litri benzinë është rritur me 22% krahasuar me këtë periudhë të vitit të kaluar. Përveç kostove të gazit, një faktor i përmendur nga EIU ishte vlera e pabarabartë e euros e cila përdoret nga disa por jo të gjitha qytetet evropiane në listën e këtij viti.

Në listën e 10 qyteteve më të shtrenjta në botë për të jetuar janë edhe Hong Kong e Los Anxheles, Zyrihu, Gjeneva, San Francisko, Parisi dhe Kopenhaga. (Irma)