Gjashtë astronautët kinezë të dy misioneve bëjnë takim historik në hapësirë
2022-11-30 10:38:54

Foto:VCG

Anija kozmike “Shenzhou-15” e Kinës u bashkua me sukses me kombinimin e stacionit hapësinor të mërkurën herët në mëngjes, sipas Agjencisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë të Kinës (CMSA).

Tre astronautët e “Shenzhou-15” hynë në stacionin hapësiror kinez dhe u takuan me tre astronautët e tjerë aty të mërkurën, një bashkim historik që i shton në gjashtë forcat njerëzore në laboratorin hapësinor në orbitë për herë të parë.

Chen Dong, komandanti i ekiupazhit të “Shenzhou-14”, hapi kapakun më 7:33 të m ëngjesit sipas orës së Pekinit. Tre “banorët” e stacionit hapësinor përshëndetën tre të sapoardhurit me përqafime të ngrohta dhe pastaj bënë një fotografi në grup me gishtat lart, duke bërtitur së bashku "Në stacionin hapësinor kinez ia vlen gjithmonë të shkosh."

Gjashtë astronautët nisën procesin e ndërrimit të parë të ekuipazheve në orbitë në stacionin hapësiror të Kinës, sipas Agjencisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë.

Ata parashikohet që do të jetojnë e punojnë së bashku për rreth pesë ditë për të realizuar detyrat e planifikuara dhe punën e dorëzimit, tha CMSA.