Përgatitja tradicionale e çajit e Kinës përfshihet në listën e trashëgimive kulturore të UNESCO-s
2022-11-30 09:25:02

“Teknikat e përgatitjes tradicionale të çajit dhe praktikat shoqërore përkatëse në Kinë” duke u shqyrtuar në sesionin e 17-të të Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimive Kulturore Jomateriale të UNESCO-s në Rabat të Marokut, 29 nëntor, 2022 (Foto: “Xinhua”)

Prodhimi tradicional i çajit i Kinës u përfshi të martën në listën e trashëgimive kulturore jomateriale të Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO).

Tani Kina ka 43 trashëgimi të përfshira në këtë listë, duke zënë vendin e parë në botë.

Pamje nga sesioni i 17-të i Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimive Kulturore Jomateriale të UNESCO-s në Rabat të Marokut, 29 nëntor 2022 (Foto: “Xinhua”)

Teknikat e përgatitjes tradicionale të çajit dhe praktikat shoqërore përkatëse në Kinë përbëhen nga njohuri, mjeshtëri dhe praktika që kanë të bëjnë me menaxhimin e plantacioneve të çajit, vjeljen e gjetheve të çajit, përpunimin me dorë, pirjen dhe shërbimin e çajit.

Plantacion i çajit në kontenë Mianxian, provincën Shaanxi(Foto:Xinhua)

Populli kinez e ka filluar mbjelljen, mbledhjen, përgatitjen dhe pirjen e çajit që nga lashtësia. Prodhuesit kinezë kanë zhvilluar gjashtë lloje çaji, që përkatësisht janë: jeshil, i verdhë, gri, i bardhë, oolong dhe i zi. Bashkë me çajrat e ripërpunuar, si çajrat me aromë lulesh, në Kinë ka më shumë se 2 mijë produkte çaji.(Zhang Yan/Artan)