Kina rekruton astronautë të rinj rezervë edhe nga Hong Kongu e Makao
2022-11-29 14:26:15

Astronuat kinez në trajnim(Foto:VCG)

Astronuat kinez në trajnim(Foto:VCG)

Kina parashikohet të rekrutojë 12 deri në 14 astronautë të rinj rezervë dhe përzgjedhja, e cila filloi në shtator, njofton “Xinhua”.

Sipas Agjencia Hapësinore të Kinës (CMSA), ajo është e hapur, për herë të parë, për ekspertë nga Hong Kongu dhe Makao.

“Ky do të jetë grupi i katërt i astronautëve rezervë të vendit. Përzgjedhja paraprake është aktualisht në proces. Do të ndiqen proceset e riekzaminimit dhe konfirmimit”,- thuhet në njoftim.

Studiuesit dhe mësuesit nga institucionet e teknologjisë shkencore, universitetet dhe kolegjet në Hong Kong dhe Makao në fushën e inxhinierisë biomjekësore, makinerisë, elektronikës, materialeve, kimisë dhe astronomisë, aplikuan me entuziazëm për përzgjedhjen, tha Ji Qiming, zyrtar CMSA, në një konferencë për shtyp të hënën.

Sipas CMSA, puna përzgjedhëse në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut dhe në atë të Makaos po ecën pa probleme, pasi kontrolli i kualifikimeve bazë ka përfunduar dhe ekzaminimi klinik është në vijim. (Fatosi)