Kina ka arritur përparime në mbrojtjen e biodiversitetit vitin e kaluar
2022-11-29 20:29:23

Foto: VCG

Kina ka bërë përparime në mbrojtjen e biodiversitetit pas përfundimit të fazës së parë të mbledhjes së 15-të të Konferencës së Palëve të Konventës së OKB-së për Diversitetin Biologjik (COP15) tetorin e kaluar, tha të hënën një zyrtar kinez.

Cui Shuhong, drejtor i Departamentit të Mbrojtjes së Natyrës dhe Ekologjisë në Ministrinë kineze të Ekologjisë dhe Mjedisit, vuri në dukje se Kina ka arritur rezultate të mëtejshme në mbrojtjen e përgjithshme të biodiversitetit gjatë vitit të kaluar.

Kina ka miratuar “Ligjin për farat”, “Ligjin për begtorinë”, si edhe “Ligjin për mbrojtjen e ligatinave”, dhe ka përditësuar listën e kafshëve të egra të mbrojtura në nivel kombëtar.

Kina ka krijuar gjithashtu grupin e parë të parqeve kombëtare, Kopshtin Botanik Kombëtar në Pekin dhe Kopshtin Botanik Kombëtar të Kinës Jugore në Guangzhou.

Përveç kësaj, Kina ka përmbushur përgjegjësinë e kryesimit të COP15, duke vepruar si forca shtytëse dhe koordinatore në këtë mekanizëm.

Cui tha se Kongresi i 20-të i PKK-së theksoi rëndësinë e promovimit të ndërtimit të sistemit të sigurisë biologjike si një përbërës i rëndësishëm në përmirësimin e sistemit të sigurisë kombëtare, duke bërë thirrje për përpjekje për të përmirësuar larminë, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e ekosistemit dhe për zbatimin e projekteve madhore të biodiversitetit. (Çang Çuo)