28.000 vrapues garojnë në maratonën në Xiamen
2022-11-28 10:50:48

Foto: VCG

Kampionati Kombëtar i Maratonës Xiamen 2022 filloi të dielën në mëngjes në qytetin Xiamen të Kinës lindore me gjithsej 28.000 vrapues, njofton “Xinhua”.

Maratona Xiamen 2022, e planifikuar fillimisht për më 3 janar, u shty për në 27 nëntor për shkak të epidemisë Covid-19.

Si një nga maratonat më të mira të Kinës, gara tërhoqi mbi 100 garues të shquar, duke përfshirë 20 vrapues meshkuj që përfunduan garën e plotë brenda 2:35:00 dhe pesë vrapuese femra brenda 2:50:00.

Si i vetmi kampionat kombëtar i maratonës i mbajtur në vitin 2022, pesë vrapuesit e parë meshkuj dhe femra të këtij eventi do të kualifikohen për Kampionatin Botëror të Atletikës Budapest 2023.

Për meshkujt, Feng Peiyou doli i pari me 2 orë 13 minuta e 53 sekonda, ndërsa Gao Peng dhe Wu Xiangdong u renditën në vendin e dytë dhe të tretë, me kohët 2:13:57 dhe 2:14:08.

“Ky është rezultati im më i mirë ndonjëherë. Ambienti këtu është shumë i mirë dhe jam mirëpritur ngrohtësisht nga publiku”, tha Feng.

Në garën e femrave, Li Jingfen mbëriti e para në finish me 2:36:14. Jiao Anjing dhe Dong Haihua fituan medaljen e argjendtë dhe të bronzit, me kohën 2:41:16 dhe 2:41:46.

Maratona Xiamen është zhvilluar me sukses për 19 vjet që nga fillimi i saj në vitin 2003. Rezultati i 2:06:19 i arritur nga keniani Moses Mosop në vitin 2015 qëndron si rekord i garës.

Maratona Xiamen fitoi Etiketën Botërore të Atletikës Elite Platinum në vitin 2021, duke u bërë gara e dytë që fiton këtë çmim në Kinë pas Maratonës së Shangait. (Fatosi)