Media: Kina fiton më shumë aksione globalisht në fushat e teknologjisë së lartë
2022-11-27 10:47:32

nga VCG

nga VCG

Kompanitë kineze kanë fituar më shumë aksione të tregut global në 13 nga 28 produkte dhe shërbime të teknologjisë së lartë, sipas hulumtimit të gazetës japoneze “Nikkei”, që tregon se Kina po fiton më shumë prani në zinxhirët e furnizimit global, raporton “China Daily”.

Sipas gazetës, Kina po fiton më shumë aksione në automjetet elektrike.

Prodhuesi kinez i baterive “Contemporary Amperex Technology”, ose CATL, furnizuesi më i mirë i baterive në botë, mbajti 38.6 për qind të tregut global vitin e kaluar.

Prodhuesi i makinave elektrike me bazë në Shenzhen, BYD, u bë prodhuesi i katërt më i madh i këtyre automjeteve vitin e kaluar dhe prodhuesi i dytë më i madh nga shitjet e automjeteve në gjysmën e parë të këtij viti, menjëherë pas amerikanes “Tesla”.

nga VCG

nga VCG

Sa i përket materialeve të baterive, “Shanghai Energy New Materials Technology” mbante një pjesë prej 28.7 për qind të tregut.

Grupi i Teknologjisë BOE i Kinës rrëmbeu pjesën më të madhe si në panelet e mëdha për televizorët ashtu edhe në panelet e vogla dhe të mesme për telefonat dhe tabletët, në sektorin e ekraneve me kristal të lëngshëm. BOE u zgjodh gjithashtu nga “Apple” si një furnizues i ekraneve organike me diodë drite (OLED) për iPhone.

Kompania kineze e telekomunikacionit “Huawei Technologies” gjithashtu mbajti vendin e parë në stacionet bazë të ëireless, thuhet në raport.

Hulumtimi i “Nikkei” përfshiu 56 kategori produktesh dhe shërbimesh, duke u fokusuar në pesë kompanitë kryesore në secilën kategori në vitin 2021 për sa i përket pjesës së tregut.

Kompanitë kineze ishin në pesë të parat në 32 kategori, tregoi hulumtimi. (Irma)

nga VCG

nga VCG