"Huawei" merr pjesë në koalicionin global të OKB-së për zhdukjen e hendekut digjital
2022-11-25 11:42:05

foto nga VCG

foto nga VCG

Gjiganti kinez i teknologjisë "Huawei" ka marrë pjesë në një koalicion digjital të drejtuar nga OKB-ja, duke premtuar të mbajë zotimin për zhdukjen e hendekut digjital global, veçanërisht në komunitetet e largëta.

Aleanca ku "Huawei" merr pjesë është nisur nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU), një agjenci e teknologjisë së informacionit pranë OKB-së. Kjo aleancë, me emrin Koalicioni Digjital “Partnerë në Lidhje” (P2C), synon nxitjen e ndërlidhshmërisë dhe transformimin digjital global.

Liang Hua, presidenti i "Huawei"-t, tha të mërkurën se, me pjesëmarrjen në programin e ITU-së, kompania është e përkushtuar për të ndihmuar 120 milionë banorë në zonat e largëta të lidhen me botën digjitale deri në vitin 2025.

Sipas ITU-së, një e treta e popullsisë së botës, ose 2.7 miliardë veta, ende nuk janë të lidhur me internetin.

Gjendja ka ndryshuar pjesërisht nga përpjekjet e vazhdueshme të kompanisë kineze "Huawei" dhe operatorëve të saj globalë vitet e fundit. "Huawei" tha se deri vjet zgjidhjet e saj të rrjetit "RuralStar" kanë lidhur mbi 60 milionë veta në zonat e largëta në mbi 70 vende. (Wang Lei/ Artan)