Xi ngushëllon guvernatorin e përgjithshëm të Ishujve Solomon për tërmetin
2022-11-25 20:27:22

foto/VCG

foto/VCG

Të premten, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh ngushëllimi guvernatorit të Ishujve Solomon, David Vunagi, për fatkeqësinë e tërmetit në këtë vend.

Xi Jinping-u u shpreh se u trondit kur mësoi për tërmetin e fortë që ra në Ishujt Solomon. “Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, u shpreh ngushëllime të sinqerta qeverisë dhe popullit të Ishujve Solomon. Kina dhe Ishujt Solomon janë vende miq, vëllezër dhe partnerë të mirë që mbështesin dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Kina është e gatshme të ofrojë mbështetje brenda mundësive të veta për ta ndihmuar popullin e Ishujve Solomon të kapërcejë fatkeqësinë dhe të rindërtojë vatrat e veta,” tha Xi.

Në të njëjtën ditë, edhe kryeministri i Kinës Li Keqiang i dërgoi një mesazh ngushëllimi kryeministrit të Ishujve Solomon Manasseh Sogavare.  (Fang Xiaoyu/Artan)