Xi dhe Tshisekedi shkëmbejnë urime për 50-vjetorin e normalizimit të marrëdhënieve diplomatike Kinë-RDK
2022-11-24 20:24:46

foto: VCG

foto: VCG

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij i Republikës Demokratike të Kongos (RDK) Felix Tshisekedi shkëmbyen të enjten urime për 50-vjetorin e normalizimit të marrëdhënieve diplomatike dypalëshe.

Xi theksoi se gjatë gjysmëshekullit të kaluar, marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar në një mënyrë të shëndetshme e të qëndrueshme dhe miqësia tradicionale është thelluar vazhdimisht.

Duke vënë në dukje se ai i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, Xi tha se është i gatshëm të punojë me presidentin Tshisekedi për ta shfrytëzuar 50-vjetorin si një mundësi për të thelluar besimin e ndërsjellë politik, për të forcuar bashkëpunimin lidhur me "Një brez, një rrugë" dhe për të hapur së bashku perspektiva të reja për marrëdhëniet dypalëshe.

Nga ana e tij, Tshisekedi i përcolli edhe një herë urime të përzemërta Xi Jinping-ut për rizgjedhjen si sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Ai vuri në dukje se është i gatshëm të thellojë miqësinë tradicionale midis të dy vendeve dhe të nxisë arritje të reja në partneritetin strategjik ndërmjet Republikës Demokratike të Kongos dhe Kinës, për të mirën e popujve të tyre. (Zhan Dian/Artan)