Shangai do të ndërtojë Observatorin Kombëtar të Klimës
2022-11-24 14:07:54

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shangai do të ndërtojë një observator kombëtar klimatik deri në vitin 2025, sipas një raporti në gazetën “China Science Daily” të mërkurën, cituar nga “Xinhua”.

Ndërtimi i observatorit klimatik u miratua nga Administrata Meteorologjike e Kinës. Ai do të shfaqë një sistem vëzhgimi me shumë shtresa të klimës për megaqytetet, për të ofruar një shërbim klimaterik të vazhdueshëm, për të gjitha motet dhe me rezolucion të lartë.

Observatori do të fokusohet në problemet kryesore meteorologjike të megaqyteteve përgjatë zonave të grykëderdhjes nën ndikimin e aktiviteteve të forta njerëzore, njoftoi Shërbimi Meteorologjik i Shangait.

Observatori pritet të mbështesë parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive natyrore, të kontribuojë në përballimin e ndryshimeve klimaterike dhe të ndihmojë përpjekjet e vendit për të arritur maksimumin e karbonit dhe objektivat e neutralitetit, raportoi gazeta. (Elona)