Statistikat: Importet e Izraelit nga Kina arrijnë rekordin vjetor të të gjitha kohërave
2022-11-22 17:00:26

Importet totale të Izraelit nga Kina arritën nivelin më të lartë vjetor të të gjitha kohërave në vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Qendrore e Statistikave të Izraelit, cituar nga “Xinhua”.

Totali i importeve izraelite nga Kina, duke përjashtuar diamantet, arritën në 10.82 miliardë dollarë amerikanë gjatë 10 muajve të parë të vitit, më i lartë se i gjithë viti 2021, i cili ishte 10.71 miliardë dollarë.

Sipas të dhënave të Statistikave, industritë kryesore të importeve nga Kina janë makineritë, metalet, tekstilet dhe kimikatet, krahas një rritje të mprehtë në importin e automjeteve elektrike kineze.

Dan Catarivas, drejtor i Tregtisë së Jashtme në Shoqatën e Prodhuesve të Izraelit, tha për “Xinhua” se importet nga Kina janë intensifikuar për shkak se qeveria izraelite hoqi tarifat dhe rriti importin e makinave elektrike kineze.

Catarivas tha se është e vështirë të vlerësohet nëse trendi rritës i importeve do të vazhdojë vitin e ardhshëm, por, sipas tij, importet e makinave nga Kina pritet të vazhdojnë të rriten.