Xi uron Tokayev-in për zgjedhjen si president i Kazakistanit
2022-11-21 20:44:41

foto nga CGTN

Kassym-Jomart Tokayev-i duke votuar në një qendër votimi në Almati të Kazakstanit, 20 nëntor 2022. /CFP

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të hënën një mesazh Kassym-Jomart Tokayev-it për ta uruar për zgjedhjen si president i Kazakistanit.

Në mesazhin e tij, Xi vuri në dukje se rezultati tregoi plotësisht besimin dhe mbështetjen që i jep Tokayev-it populli i Kazakistanit.

Presidenti kinez shtoi se i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Kazakstan dhe është i gatshëm të punojë me Tokayev-in, duke e marrë 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike si një pikënisje të re, për të nxitur zhvillimin e partneritetit të gjithanshëm të përhershëm strategjik Kinë-Kazakstan dhe për të krijuar së bashku një bashkësi me një të ardhme të përbashkët Kinë-Kazakstan, me përfitime për të dy vendet dhe popujt e tyre. (Artan)