“Reuters”: Pjesa më e madhe e ShBA-së në rrezik nga mungesa e energjisë këtë dimër
2022-11-21 12:06:54

Foto nga VCG

“Reuters” publikoi një raport më 17 nëntor, ku theksohet se, sipas vlerësimeve të Korporatës së Besueshmërisë Elektrike të Amerikës së Veriut (NERC), organi rregullator i rrjetit të energjisë elektrike në ShBA, shumica e pjesëve të Shteteve të Bashkuara do të përballen me rrezikun e furnizimit të pamjaftueshëm me energji këtë dimër.

Tani, një pjesë e madhe e infrastrukturës energjetike në Shtetet e Bashkuara po vjetrohet dhe nuk mund të funksionojë normalisht në mot ekstrem. Në të njëjtën kohë, bashkërendimi i dobët ndërmjet qeverive të shteteve në ShBA e bën të vështirë përdorimin, blerjen dhe shitjen lehtë të energjisë. Sipas vlerësimeve, kërkesa për energji elektrike në Teksas është 7 % më e lartë se dimrin i kaluar, dhe në rajonon qendror-perëndimor ka 5% më pak rezerva të energjisë elektrike se dimrin e kaluar.