Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së emëron këshilltarin special për të hetuar Trump
2022-11-21 13:36:54

Foto: VCG

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland, caktoi një këshilltar special për të mbikëqyrur hetimin e Departamentit të Drejtësisë për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida dhe përpjekjet e Trump për të zhbërë humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, njoftoi “China Daily”.

Lëvizja është një njohje e implikimeve politike të dy hetimeve që përfshijnë një ish-president, i cili njoftoi tre ditë më parë se do të kërkonte sërish Shtëpinë e Bardhë dhe një kandidat aktual të Shtëpisë së Bardhë.

Garland tha se njoftimi i Trump për kandidaturën e tij dhe kandidimi i mundshëm i presidentit Joe Biden në vitin 2024 ishin faktorë në vendimin e tij për të emëruar një këshilltar special. Garland tha se emërimi do t'i lejojë prokurorët të vazhdojnë punën e tyre, të udhëhequr padiskutim vetëm nga faktet dhe ligji.

Garland emëroi Jack Smith, i cili dikur drejtonte njësinë e Departamentit të Drejtësisë që heton korrupsionin publik dhe që nga viti 2018 ka qenë kryeprokuror në Hagë. Ai do të jetë këshilltari i tretë special në pesë vjet që do të shqyrtojë çështjet që përfshijnë Trump.

Trump e sulmoi emërimin. Një zëdhënës nga fushata e Trump tha: “Ky është një marifet politik plotësisht i pritshëm nga një Departamenti i Drejtësisë i Biden i pamend, i politizuar dhe i armatosur”.

Garland tha se ishte i bindur se emërimi i këshilltarit special nuk do të ngadalësonte asnjë hetim dhe theksoi se ai përfundimisht do të marrë vendimin nëse do të ndjekë penalisht.

Smith tha në një deklaratë se ai do të kryejë hetimet e caktuara dhe çdo ndjekje penale që mund të rezultojë prej tyre, në mënyrë të pavarur dhe në traditat më të mira të Departamentit të Drejtësisë. (Fatosi)