Xi Jinping vazhdon pjesëmarrjen në takimin e 29-të jozyrtar të udhëheqësve të APEC-ut
2022-11-19 16:20:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të shtunën paradite presidenti kinez Xi Jinping vazhdoi pjesëmarrjen e tij në takimin e 29-të jozyrtar të udhëheqësve të APEC-ut që u zhvillua në Bangkok të Tajlandës.

Pjesëmarrësit diskutuan për tregtinë dhe investimet e vazhdueshme. Lidhur me këtë, Xi Jinping u shpreh se tregtia dhe investimet e lira të hapura janë kursi i APEC-ut. Duhet të mbrohen sistemi i tregtisë shumëpalëshe në bazë të rregullave, zinxhiri i qëndrueshëm industrial e furnizues global dhe duhet të ndërtohet një mjedis i hapur e i barabartë për tregtinë dhe investimet, duke ndërtuar sa më parë rajonin e tregtisë së lirë të Azi-Paqësorit.

“Duhet të zgjerojmë hapjen për të rritur nivelin e bashkëpunimit ekonomik rajonal. Kina nuk do ta ndryshojë vendosmërinë për hapjen me botën e jashtme dhe do të zgjerojë importin e produkteve dhe shërbimeve me cilësi të lartë, duke i sjellë botës më shumë mundësi,” - tha mes të tjerash presidenti Xi Jinping.

Në takim u publikua dhe “Deklarata e Udhëheqësve të APEC-ut për 2022”. (Fani)