Opera kineze "Kun" tingëllon në Europë
2022-11-18 14:15:25

Më 18 maj të vitit 2001, në Sallën e Konferencave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Paris të Francës, u zhvillua mbledhja e shqyrtimit të grupit të parë të veprave përfaqësuese të OKB-së të trashëgimisë gojore dhe jomateriale të njerëzimit dhe opera kineze "Kun" u miratua njëzëri nga recensentët. Ajo që patë në fillim të programit të sotëm është një fragment i operës "Kun" me titull "Pavijoni i bozhures".

Opera "Kun" ka një histori rreth 600-vjeçare dhe në Kinë njihet si "paraardhësja e qindra operave". Për shembull, Opera e Pekinit ka përthithur shumë nga thelbi i artit skenik i operës "Kun". Opera "Kun" ka lindur në qytezën ujore të Jiangnan-it në Kinë. Në 200 vjet nga fundi i dinastisë Ming deri në mes të dinastisë Qing, kjo operë ka qenë gjithmonë një "këngë e artë popullore" në Kinë. Hiri, butësia dhe bukuria janë ndjenjat intuitive të artit të operës "Kun". Në të njëjtën kohë, kjo operë është gjithashtu shumë intelektuale. Arti i operës "Kun" ka bërë gjithashtu të lindin shumë dramaturgë kinezë, që falë saj kanë pasur arritje të larta letrare.