Mbi 2500 aplikime në skemën mbështetëse për panelet diellore
2022-11-18 11:17:55

Foto: RTSH

Dy javë pas nisjes së aplikimeve për t'u përfshirë në skemën e qeverisë që subvencionon deri në 70 për qind të vlerës së instalimit të paneleve diellore numri i aplikimeve ka arritur në 2500, njofton “RTSH”.

Parimi i përzgjedhjes së fituesve nga skema është ai që aplikon i pari shërbehet i pari.

Aplikanët fitues duhet të lidhin marrëveshjen me një nga kompanitë e përzgjedhura më herët nga ministria për të zbatuar projektin. Nga totali qytetari do të paguajë vetëm 30 për qind të vlerës pasi pjesa tjetër subvencionohet.

Qeveria e vlerësoi mbështetjen e skemës së paneleve diellore si një formë për të rritur kursimin e energjisë nga ana e qytetarëve në kushtet e krizës.

Më herët është deklaruar se kjo është faza e parë e kësaj skeme që nëse rezulton e suksesshme do të pasohet edhe me të tjera.

Aplikimet do të mbyllen në fund të muajit nëntor. (Fatosi)