Rama, fermerëve: Hapni agroturizime, sjell më shumë të ardhura se të punoni jashtë
2022-11-18 11:47:58

Foto: Facebook kryeministri Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama u ka bërë thirrje fermerëve shqiptarë që të fokusohen sa më shumë tek agroturizmi, si një mënyrë për të rritur të ardhurat e tyre.

Gjatë një takimi me fermerët në Berat, kryeministri Rama deklaroi se natyra e kësaj zone jep shumë dorë në këtë drejtim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama bëri të ditur se agroturizmi në Shqipëri është ende në fazën e tij fillestare, por potenciali i zhvillimit të këtij sistemi është i gjithi për t’u zhvilluar.

Rama shprehu ambicien e tij që Shqipëria deri në fund të vitit 2030 të arrijë objektivin e 1 miliard euro eksporte agroushqimore. (Fatosi)